29 Prill 2025

Selimi priti në takim lamtumirës ambasadorën e Turqisë, Songül Ozan

Prishtinë, 13 gusht - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Republikës së Turqisë, Songül Ozan.

Selimi e falënderoi ambasadoren Ozan për mbështetjen dhënë Kosovës gjatë mandatit të saj.

Ai i vlerësoi lartë marrëdhëniet me Ankaranë duke theksuar se Turqia mbetet ndër investitorët më të mëdhenj në Kosovë dhe shtoi se dy vendet gëzojnë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm edhe në segmente të tjera, duke nënvizuar projektet në restaurimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë, por edhe në fushat e diplomacisë publike dhe asaj dixhitale.

Ambasadorja turke në Kosovë, Songül Ozan, potencoi ndihmën e vazhdueshme të Turqisë dhënë anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe në organizata të tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)