22 Janar 2025

Selimi priti konsullen e përgjithshme të Turqisë në Prizren

Prishtinë, 16 shtator - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovë, Petrit Selimi, ka pritur sot në një takim njoftues Selen Evcit, konsulle e përgjithshme e Republikës së Turqisë në Prizren, e cila është shoqëruar nga ambasadorja turke në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç.

Me këtë rast, zonja Evcit ia ka dorëzuar zëvendësministrit Selimi kërkesën për ekzekuaturë, për të ushtruar detyrën e konsulles së Përgjithshme në Prizren.

Pasi i uroi mirëseardhje, zëvendësministri Selimi e njoftoi zonjën Evcit për situatën aktuale në Kosovë, si dhe e falënderoi atë për përkrahjen e Turqisë dhënë shtetit të Kosovës, sidomos në procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, zonja Evcit konfirmoi përkrahjen e Turqisë për Kosovën. Hapja e Konsullatës së Përgjithshme Turke në Prizren dëshmon për marrëdhëniet e mira ndërmjet shteteve: të Kosovës dhe të Turqisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)