20 Janar 2025

Selimi priti deputetin boshnjak Mehmedoviq

Prishtinë, 25 shkurt – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi priti sot deputetin e Asamblesë Parlamentare të Bosnje-Hercegovinës, Shemsudin Mehmedoviq.

Zëvendësministri Selimi u shpreh i lumtur të ketë pritur një delegacion nga Bosnja dhe Hercegovina, duke shtuar se se duhet vazhduar të punojmë për avancimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Deputeti boshnjak Mehmedoviq gjithashtu nënvizoi gatishmërinë e tij për nisma të fuqishme që do të kontribuonin për përmirësimin e marrëdhënieve mes Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës, veçanërisht përkitazi me lirinë e lëvizjes në mes të dy vendeve. Palët u pajtuan se kjo do të kishte një ndikim jashtëzakonisht pozitiv në tregti, si dhe në çështje të tjera praktike, duke shërbyer si një hap fillestar për bashkëpunim të mëtejshëm ndërshtetëror.

Selimi dhe Mehmedoviq diskutuan gjithashtu për pozitën e komunitetit boshnjak në Kosovë, duke rënë dakord që të mbetet të përkushtuar për të mbështetur nevojat e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)