18 Maj 2025

Selimi: Marrëveshja ka elemente të autonomisë

Prishtinë, 29 prill - Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Behar Selimi ka thënë se marrëveshja e Brukselit është mundësi shumë madhe për Prishtinën që ta shtrijë autoritetin atje pa përdorur dhunën.


Deputeti i PDK-së, Behar Selimi, gjatë një interviste për gazetën “Tribuna”, ka thënë se strukturat ilegale e kanë vendin në institucionet e Prishtinës, por pas një procesi verifikues edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve.

“Strukturat ilegale jemi të obliguar që t’i trajtomë politikisht. Ndërsa lidhur me strukturat kriminale, ata përmes drejtësisë duhet të shkojnë të gjithë në burg”,ka thënë Selimi.

Deputeti i PDK-së ka qasje të drejtpërdrejtë për përmbajtjen e marrëveshjes dhe pranon se në të ka elemente të autonomisë për serbët e Kosovës.

“Në marrëveshje ka elemente të autonomisë, por të llojit që quhen funksionale, kulturore, financiare e ekonomike. Aty nuk ka autonomi legjislative apo ekzekutive sepse ai asociacion nuk do të ketë Qeveri”, ka thënë Selimi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)