21 Janar 2025

Selimi: Manifestimi i 28 nëntorit do të jetë paqësor

Prishtinë, 24 nëntor - Deputeti i Lëvizjes Vetevendosje Rexhep Selimi ka bërë me dije se nuk ka asnjë rrezik që protesta e së shtunës të eskalojë në dhunë.

Përkundrazi, ai ka thënë se manifestimi i 28 nëntorit në sheshin “Zahir Pajaziti”, i organizuar nga opozita, do të jetë festiv, masiv dhe paqësor.

Selimi ka hedhur poshtë mundësinë e përçarjes së opozitës, duke thënë se në këtë kohë, Kosova rrezikon ndarjen në baza etnike dhe humbjen e mijëra hektarëve.

Në një intervistë për Epokën e Re, Selimi tha se është e gabueshme thirrja për dialog mes pozitës dhe opozitës derisa nuk ka shenja të tërheqjes së Qeverisë nga marrëveshja për Asociacionin dhe ajo për Demarkacionin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)