Selimi: Lladrovci nuk është asgjë tjetër pos një kartë e Hashim Thaçit
Prishtinë, 4 mars - Ramizi nuk është asgjë tjetër pos një kartë e Hashim Thaçit për të mu kundërvënë dhe për të më zbritur në nivele të tilla, ka thënë Selimi në intervistën dhënë gazetës Zëri.
Sipas tij, sulmet e fundit janë fushatë, jo ndaj tij, por ndaj politikës që ai përfaqëson.
Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, thotë se akuzat ndaj tij janë karta të Hashim Thaçit, të cilat i përdor kurdo që ka nevojë.
E një nga ato karta kësaj herë, thotë se është edhe Ramiz Lladrovci me të cilin Selimi sqaron se nuk ka asnjë problem. Ramizi nuk është asgjë tjetër pos një kartë e Hashim Thaçit për të mu kundërvënë dhe për të më zbritur në nivele të tilla, ka thënë Selimi në intervistën dhënë gazetës Zëri. Thotë se sulmet e fundit janë fushatë, jo ndaj tij, por ndaj politikës që ai përfaqëson.
Duket se është një fushatë e organizuar goxha mirë. Jo ndoshta më shumë kundër meje, por më shumë kundër asaj që unë përfaqësoj. Duket pak a shumë e fokusuar tek emri im kjo fushatë, ka thënë Selimi. Ai foli edhe për relacionet me familjen Jashari.
/Zëri/