Selimi: Lavdrim Muhaxheri, propagandë e Serbise
Prishtinë, 31 korrik - Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi është shprehur se Lavdrim Muhaxheri është propagandë e Serbisë.
Ai tha se që nga fundvitet e 90-ta, Serbia gjithnjë ka tentuar të bëjë lidhjen mes shqiptarit të Kosovës dhe radikalizmit islam.
Republika e Kosovës është faqebardhë. Nuk është asgjë e re, tha Selimi për Klan Kosova.
Ai ka shtuar se veprimet që ka bërë Muhaxheri duhet të dënohen, pasi janë të dëmshme për imazhin e Kosovës në botë.
Petrit Selimi ka folur edhe për raportin e Uilliamsonit, duke thënë se ka të akuzuar dhe se me këto të akuzuar përmbyllet edhe kapitulli i luftës.