Selimi: Koalicioni PDK-LDK ua ka vrarë shpresën qytetarëve
Prishtinë, 6 janar - Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se koalicioni PDK-LDK është koalicion i zorit jo për ata që e kanë bërë, por për qytetarët e Kosovës.
Ai ka deklaruar se ky koalicion ka mision të keq për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Selimi ka thënë për Epokën e re, se misione të koalicionit PDK-LDK janë vazhdimi i dialogut me Serbinë dhe formimi i Gjykatës Speciale kundër UÇK-së.
Ndërkaq, duke e komentuar largimin e qytetarëve nga Kosova, Selimi ka deklaruar se koalicioni i madh ua ka vrarë shpresën qytetarëve të këtij vendi.