Selimi: Kësaj qeverie i intereson veç pushteti
Prishtinë, 31 janar - Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka vlerësuar se imazhi i Kosovës nuk dëmtohet duke protestuar opozita dhe qytetarët, siç janë duke deklaruar zyrtarët qeveritarë.
Ai ka deklaruar se imazhi i Kosovës është duke u dëmtuar nga qeverisja e keqe, shkalla e lartë e korrupsionit, kriminaliteti dhe papunësia.
Qeveria e ka hallin te pushteti ndërsa qytetarë e kanë hallin e Kosovës dhe Trepçës. Kosovën po e dëmton qeveria, e jo opozita.
Selimi ka deklaruar për Epoka e re se qëllimi i protestës së fundit të organizuar nga opozita nuk ka qenë rrëzimi i qeverisë, por shkarkimi i Jabllanoviqit dhe sjellja e një ligji të favorshëm për Trepçën në Kuvend.