16 Janar 2025

Selimi: Hashim Thaçi përgjegjësi kryesor pse Kosova nuk ka ushtri

Prishtinë, 8 prill - Tërheqja e projektligjit për FSK-në nga procedimi i mëtutjeshëm ishte temë e konferencës së mbajtur sot nga Lëvizja Vetëvendosje!, ku foli deputeti Rexhep Selimi, duke shprehur qëndrimet tona ndaj këtij veprimi.

Deputeti Selimi theksoi qysh në fillim se shumë tema të rëndësishme janë kthyer në retorikë elektorale nga iniciuesi i këtij projektligji, Hashim Thaçi.

Ai përmendi edhe çështjen e murit në Mitrovicë, çështjen e “trenit rus”, aferën me plotësim-ndryshimin e Ligjit për veteranët dhe iniciativat në lidhje me Ligjin për Gjykatën Speciale, duke thënë se manovrimet me këto çështje prodhojnë pasoja të mëdha për vendin.

Ai shtoi se Lëvizja Vetëvendosje! në vazhdimësi i ka pasur qëndrimet e saj konsistente në lidhje me ushtrinë, edhe atëherë kur kërkoheshin ndryshimet kushtetuese për shndërrimin e FSK-së në FAK, por edha tanë me iniciimin e këtij projektligji.

“Me gjithë vërejtjet tona që kemi për këtë projektligj, për strukturën e tij, ndaras nga neni 4 dhe 5, ne e kemi mbështetur këtë projektligj në parim, duke i dhënë verejtjet tona për shumë parregullësi”, tha ndër të tjera deputeti Selimi, duke përmendur se Vetëvendosje! është i vetmi subjekt që ka mbajtur tryezë në lidhje me këtë çështje.

Ai shpjegoi se në këtë tryezë janë dhënë edhe vërejtjet, konkretisht  në nenet që flasin për misionin e detyrat e FSK-së, rregullat e përdorimit të Forcës, kompetencat e përgjegjësitë e Presidentit, Ministrinë e FSK-së dhe betimin, përkatësisht nenet 4. 5,11, 18, 21, 26 dhe 31.

Selimi foli edhe për kushtëzimet nga Lista Srpska dhe mos-kordinimin e Thaçit edhe me faktorin e brendshëm dhe aleatët strategjikë, duke thënë se veprimet e këtilla tregojnë se kjo çështje është nisur për të mos përfunduar.

Veprimet e Thaçit i cilësoi si veprime që rrezikojnë edhe formimin e ushtrisë, por edhe raportet me NATO-n e ShBA-në.

“Prandaj, jemi këtu që ta bëjmë përgjegjës pikërisht Hashim Thaçin dhe gjithë ata që kanë bërë Kosovën që ta ketë të rrezikuar jo vetëm të tashmen, por edhe të ardhmen, duke mos e pasur të sigurt themelimin e ushtrisë së Kosovës”, përfundoi Selimi.

Lëvizja Vetëvendosje! mbetet e përkushtuar dhe do të angazhohet për themelimin e ushtrisë, e cila është garant i tërësisë territoriale të vendit dhe mundëson paqen e qëndrueshme në vend. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)