21 Janar 2025

Selimi dhe sekretari Gashi pritën ambasadorin e Kanadasë

Prishtinë, 10 dhjetor – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, dhe sekretari i përgjithshëm në MPJ, zhvilluan sot takime pune me Shkëlqesinë e Tij, ambasadorin e Kanadasë në Zagreb, jorezident për Kosovën, Daniel Maksymiuk.

Zëvendësministri Selimi falënderoi ambasadorin Maksymiuk për mbështetjen e gjithmbarshme të Kanadasë për Kosovën.

Zëvendësministri Selimi dhe ambasadori Maksymiuk diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve përmes nënshkrimit të marrëveshjes për mbrojtje të investimeve, ndërsa pritet që një numër i investitorëve kanadezë të vizitojnë Kosovën.

Ata biseduan edhe për bashkëpunimin në kontekst të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe të pjesëmarrjes së saj në programe të Aleancës Veriatlantike (NATO).

Në takim u diskutua edhe përkrahjen e Kanadasë dhënë Kosovës për projektin e dialogut ndërfetar, njëherësh nismës më të rëndësishme në Ballkan në këtë fushë.

Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm në MPJ, Kreshnik Gashi, dhe ambasadori kanadez Maksymiuk diskutuan për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral.

Ambasadori Maksymiuk konfirmoi mbështetjen e shtetit kanadez për Kosovën në integrimin e saj në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe strukturat euroatlantike.

Sekretari i përgjithshëm Gashi falënderoi ambasadorin Maksymiuk për mbështetjen e vazhdueshme të Kanadasë për Kosovën dhe ftoi për një prezencë më të madhe të investimeve kanadeze në fushat e ekonomisë dhe biznesit.

Po ashtu, palët u dakorduan për rritjen e numrit të marrëveshjeve bilaterale në sektorë të ndryshëm.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)