16 Janar 2025

Sekretari i OBI-së, Ekmeleddin Ihsanoğlu arrin në Kosovë

Prishtinë, 1 maj - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), Ekmeleddin Ihsanoğlu, i cili do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Ministri Hoxhaj i ka uruar mirëseardhje në Kosovë sekretarit Ihsanoğlu, duke shprehur mirënjohjen e Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës për mbështetjen që i ka dhënë shtetit të Kosovës, veçanërisht në procesin e njohjeve nga shtetet anëtare të OBI-t dhe më gjerë.

Ministri Hoxhaj edhe para pak ditësh në Stamboll ka zhvilluar një takim me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Ekmeleddin Ihsanoğlu.

Ihsanoğlu ka pasur rol të rëndësishëm në njohjet e Kosovës nga shtetet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik.

Nga 57 shtete anëtare, deri më tash Republika e Kosovës është njohur nga 32 shtete të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Ihsanoğlu do të takohet me liderët kryesor institucionalë, politikë e të shoqërisë në Kosovë si dhe do të vizitojë qytete dhe monumente të trashëgimisë kulturore e historike në zona të ndryshme të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)