Sekretarëve dhe drejtorëve të përgjithshëm u vazhdohet mandati
Prishtinë, 1 tetor - Me vendimin e aprovuar sot në mbledhjen e qeverisë, është vazhduar mandati edhe për tri vite i sekretarëve të përgjithshëm dhe pozitave të barasvlershme si në vijim:
Demush SHASHA, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Integrimeve Evropiane;
Gazmend MEJZINI, Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë ;
Ismail SMAKIQI, Drejtor i Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme;
Rrahim RAMA, Kryeshef Ekzekutiv në Agjencinë për Administrim e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar /Ministria e Drejtësisë;
Isa KRASNIQI, Kryeshef Ekzekutiv në Agjencinë e Statistikave të Kosovës;
Hysni VESELI, Kryeshef Ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Administratë Publike në MAP;