Sejdiun e uruan Presidenti dhe Kryeministri i Shqipërisë
Prishtinë, 22 korrik - Pak çaste pas publikimit të mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, lidhur me legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Presidentin Sejdiu, në një bisedë telefonike, e kanë uruar Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi dhe Kryeministri Sali Berisha.
Poashtu, Presidenti Sejdiu vazhdon të marrë urime edhe nga liderë të vendeve të tjera.