Sejdiu zhvilloi takim edhe me Feith
Prishtinë, 18 tetor - Shefi i zyrës ndërkombëtare Pieter Faith zhvilloi një takim me shefin e LDK-së, Fatmir Sejdiu. Feith nuk u prononcua për media. Ndërsa Sejdiu tha që ishte një takim i zakonshëm që ka zhvilluar LDK-ja me Feith.
Janë takime të konsultave të zakonshme që bëhen. Unë nuk them se ka diçka të veçantë në takimin me Feith.
Ndërsa i pyetur për deklaratën e Mustafës që ka kundërshtuar daljen nga koalicioni në këtë kohë, Sejdiu tha: Unë nuk dua të komentoi asgjë ne kemi bashkëpunim të mirë për ti quar proceset përpara, tha Sejdiu.
Sejdiu tërthorazi tha se LDK-ja është që zgjedhjet të mbahen në datën e caktuar nga UD i presidentit me 13 shkurt 2011.
Unë respektoi vendimin që e ka marrë Ushtruesi i Detyrës së presidentit, z.Krasniqi, tha Sejdiu.