Sejdiu: Zgjedhjet e parakohshme, me 6 mars
Prishtinë, 8 tetor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, pas takimit që pati me ushtruesin e detyrës së presidentit Jakup Krasniqi dhe me përfaqësuesit e partive tjera, bëri të ditur qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Me këtë rast, Kryetari Sejdiu tha : Qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës është prezantuar dhe do të jetë në vazhdimësi në pjesën e konsulencave që ato të jenë brenda afateve kushtetuese, zgjedhjet e parakohshme dhe kjo nënkupton fillimin e pranverës".
Gjegjësisht fillimi i muajit Mars, që është data e 6 marsit sipas tij do të jetë e përshtatshme për përfundimin e procesit të konstituimit të institucioneve të vendit nga vota e lirë e qytetarëve. Pra ky është orientimi jonë themelor dhe është prezantuar si e tillë.