Sejdiu: VV subjekti i parë në këto zgjedhje
Prishtinë, 11 qershor- Rezultatet nga terreni tregojnë se jemi subjekti i parë në këto zgjedhje, ka deklaruar Dardan Sejdiu, në një konferencë për media të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo fitore është e qytetarëve të Kosovës, është fitore e Lëvizjes Vetëvendosje. Vota e Lëvizjes Vetëvendosje është dyfishuar. Kjo është votë kundër të keqes që e ka kapur këtë vend", ka thënë Sejdiu.
Ndërsa përfaqësuesja tjetër e kësaj lëvizje, Albulena Haxhiu tha se nga subjekti i tyre janë angazhaur 8 mijë persona, vëzhgues dhe komisionerë.