Sejdiu vizitoi fëmijën e parë të lindur në Ditën e Pavarësisë
Prishtinë, 17 shkurt - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, aktivitetet e shumta në ditën e përvjetorit të dytë të pavarësisë i ka nisur me vizitën në fshatin Sllovi të Lipjanit, në familjen e fëmijës së parë të lindur pas shpalljes së pavarësisë, Pavarësia Sopa.
Pasi i ka dhënë dhuratat dhe e ka uruar Pavarësinë e vogël për ditëlindjen e saj të dytë.
Presidenti Sejdiu tha se fëmijët e lindur në këtë kohë dhe të gjithë fëmijët e Kosovës do të rriten dhe zhvillohen nën përkujdesjen e shtetit të ri të Kosovës.