Sejdiu vendos të mos e ftojë Tadiçin

Prishtinë, 12 qershor - Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, nuk do ta ftojë presidentin serb, Boris Tadiç, në tubimin e liderëve të vendeve të rajonit, që do të mbahet në fund të qershorit në Prizren, kanë raportuar mediat lokale.
Në këtë takim do të ftohen: presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanovic, ka thënë zëdhënësi i Presidencës, Xhavit Beqiri.
Temë kryesore e takimit do të jetë bashkëpunimi ndërshtetëror, ka shtuar ai.
Presidentët do të diskutojnë rreth thellimit të bashkëpunimit mes vendeve të rajonit. Takimi do ti konfirmojë marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin, jo vetëm në nivel të presidentëve, por edhe në nivele të tjera, ka thënë Beqiri.