Sejdiu takoi Stefan Fulen, ish Komisioner i Lartë i BE-së

Prishtinë, 8 shkurt - Presidenti i Republikës së Kosovës në vitet 2006 2010, Fatmir Sejdiu takoj sot Ish Komisionerin e Lartrë të BE për Zgjerim dhe tani Ngarkuar Special i Republikës Çeke për Ballkanin Perëndimor Stefan Fule.
Në këtë takim që u organizua në mengjesin e përbashkët në Hotelin Swiss Diamond, u bisedua për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë lidhur me situatën aktuale, përkatësisht krizën politike në vend.
Presidenti Sejdiu, krahas falënderimit që i shprehu yὕle për rolin e tij në mbështetje për Kosovën, si në kohën e mandatit në institucionet e BE së, ashtu edhe tani si i Ngarkuar Special, nënvizoi disa elemente të rëndësishme si qasje për të dalur nga kjo situatë me përkushtim të veçantë për nevojën e dialogut midis institucioneve dhe gjithë faktorëve politik të vendit për të kapërcyer këtë situatë të vështirësuar në vend.
Presidenti Sejdiu, po kështu potencoi vullnetin e përgjithshëm të qytetarëve për përshpejtimin e proceseve integruese të Kosovës si dhe zhvillimin më të shpejtuar ekonomik të tij.
Nga ana e tij, z. Stefan Fule vlerësoi rezultatet që ka arritur Kosova nga shpallja e pavarësisë e gjer tani, por edhe ngecjet e evidencuara me vullnet që ato të kapërcehen më shpejt, duke shprehur kështu gadishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar Kosovën.
Në takim u bisedua edhe për procesin e dialogut në Bruksel dhe për nevojen ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore me Serbinë, sikur me gjithë vendet e tjera të kësaj pjese të Evropës.
Në takim ishte edhe ambasadori i Republikës Çeke në Kosovë z. Ivo Ṡilhavẏ.