22 Janar 2025

Sejdiu takoi Ministrin Jordanez per çështje komunale

Prishtinë, 21 tetor - Sot nënkryetari Dardan Sejdiu, i shoqëruar nga Drejtori i Administratës, Muhedin Nushi dhe Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Genc Bashota,  priti në takim delegacionin nga Mbretëria e Jordanit​,​​ ​të kryesuar nga Shkëlqesia Walid Al-Masri, Ministër per çështje komunale.

Gjatë takimit nënkryetari Sejdiu e njoftoi ministrin Al-Masri për sfidat dhe reformat në Komunën e Prishtinës.

Në veçanti në fushën e planifikimit urban, administratës, politikave sociale, shëndetësisë primare, arsimit dhe zhvillimit ekonomik. Ministri Al-Masri tregoi interesim të shtuar në praktikat e aplikuara për rritjen e zhvillimit ekonomik dhe reformimin e transportit publik në Komunën e Prishtinës.

Në fund të takimit, Ministri Al-Wasri falenderoi nënkryetarin Sejdiu për mikpritjen dhe shtoi se ka përfituar shumë informata të rëndësishme nga vizita e tij në Komunën e Prishtinës.

Poashtu, u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave në fushat me interes të përbashkët për të dyja vendet.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)