Sejdiu: Shteti s'duhet te mbetet peng i tekave të askujt
Si njëri nga politikanët që ka qenë akter në të gjitha fazat e shtetndërtimit, ai tërheq vërejtjen se Kosova nuk guxon të mbetet peng i ambicieve dhe tekave të askujt.
Pa i amnistuar as partitë e tjera nga përgjegjësia për ta nxjerrë vendin nga kriza politike, ai theksin e vë tek LDK-ja, pasi vet është pjesë e kësaj partie.
Në një intervistë për gazetën Tribuna, Sejdiu në cilësinë edhe të kryetarit të nderit të LDK-së, e thotë më hapur se kurrë se udhëheqja e LDK-së është gjetur në panik pas humbjes së zgjedhjeve më 8 qershor dhe duke provuar ti ikë përgjegjësisë për humbjen, u ngut që ta bëjë marrëveshjen me AAK-në dhe Nismën.
Me këtë veprim, sipas tij, LDK-ja e humbi egon dhe zërin që e kishte krijuar për 25 vjet me punë dhe sakrificë të anëtarëve të saj.
/Tribuna/