Sejdiu kthehet në LDK
Prishtinë, 28 shtator - Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje, të cilën e ka kryesuar lideri i kësaj partie dhe ish-presidenti Fatmir Sejdiu.
Presidenti në zyrat e LDK-së ka ardhur me eskortën dhe veturat e presidentit edhe pse ai që nga dje nuk është më zyrtarisht president i Kosovës.
Pas mbledhjes nënkryetari i parë i LDK-së Eqrem Kryeziu nuk saktësoi se çfarë është biseduar nga kryesi, por tha se ka qenë një takim pritës për Sejdiu, pas dorëheqjes së tij nga posti i presidentit.
Mësohet se LDK-ja ka diskutuar rreth kandidatit të saj për president të Kosovës, por Kryeziu tha se për hapa të mëtejmë do të vendoset në ditët e ardhshme.
Sejdiu ka qëndruar në LDK afër një orë dhe e ka shoqëruar njësia speciale e Policisë së Kosovës.