Sejdiu e mohon se nëna e tij ka punuar gjatë regjimit të Millosheviqit
Prishtinë, 13 korrik - Nënkryetari i Vetëvendosjes Dardan Sejdiu ka ngritur padi ndaj Ganimete Musliut, deputete nga radhët e PDK-së dhe Abelart Tahirit, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, pas deklaratatve të tyre se nëna e Sejdiut ka punuar si gjyqtare në periudhën e regjimit të Millosheviqit.
\"Në vend të vajit për humbjen e 11 qershorit, kanë zgjedhur shpifjet. Për ti ekuilibruar pazaret e shefave të tyre me pasardhësit e Millosheviqit, shpifin ndaj nesh. Kjo vetëm e vetëm që qytetarët të mendojnë se të gjithë jemi njësoj\", ka thënë Sejdiu.
Ai bën të ditur se tashmë ka bërë gati padinë ndaj tyre, si dhe u ka bashkangjitur vendimet përmes të cilave shihet se nëna e tij Suzana Sejdiu së pari është suspenduar, e pas dy muajsh është përjashtuar nga puna në vitin 1990 dhe asnjëherë deri pas lufte nuk ka punuar si gjyqtare.
Sejdiu është zotuar se dëmshpërblimin nga kjo padi do t\'ia dhuroj Shoqatës së Pensionistëve, shumica e të cilëve përjetuan përjashtimin nga puna gjatë regjimit të Millosheviqit në vitet e 90-ta.