Sejdiu dorëzoi edhe zyrtarisht postin e presidentit
Prishtinë, 28 shtator - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu i dorëzoi sot paradite edhe zyrtarisht detyrën kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili sipas Kushtetutës ushtron detyrën e Presidentit të vendit, deri në zgjedhjen e presidentit të ri.
Fatmir Sejdiu dha dje dorëheqje në ora 14 e 30 nga posti i presidentit pasi Gjykata Kushtetuese shpalli si shkelës të Kushtetutës për shkak të mbajtjes së dy posteve.
Gjykata kishte konstatuar se Sejdiu ka shkelur nenin 88 pika 2, ku ceket se të parit të vendit i ndalohet mbajtja e dy posteve publike.