23 Janar 2025

Sejdiu, Baraliu dhe Kastrtati në garë për Gjykatën Kushtetuese

Prishtinë, 18 mars - Komisionit për Shqyrtimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, pas përfundimit  të intervistës me shkrim , më 17 mars 2015,  sot  mbajti intervistën me gojë me kandidatët për anëtar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Në intervistën me shkrim dhe me gojë morën pjesë këta kandidatë : Bekim Sejdiu, Mazllum  Baraliu dhe  Emrush Kastrtati,  Ramadan Gashi,  Rafet Haxhaj, Hava Ismajli dhe Arif Riza.

Komisionit për Shqyrtimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës,  bazuar në  vlerësimin e  rezultateve me shkrim dhe me gojë, në bazë të numrit të pikëve të secilit kandidat, krijoi listën e ngushtë prej tre (3) anëtarëve : Bekim Sejdiu, Mazllum Baraliu dhe Emrush Kastrtati, të cilët do t’i  dërgohen seancës së Kuvendit për votim.

Takimet e Komisioni për Shqyrtimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, ishin transparente ku morën pjesë mediat dhe shoqëria Civile.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)