18 Janar 2025

Seancë e Kuvendit me inciativën e Presidentit të KREK-ut

Prishtinë 16 qershor - Zyra e Rinisë Evropiane të Kosovës është mobilizuar që kërkesat dhe alternativat dala nga Rezoluta “Evropianët e rinj” të drejtuara për Presidentin, Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës të miratuar nga ana 1651 senatorëve të rinj të i realizoj sipas afatit të paraparë për të vlerësuar zbatimin e kësaj rezolute si dhe të zgjoj vëmendjen e elitës politike dhe institucionale që të punojnë më shumë për avancimin e jetës sociale dhe politike të të rinjve.

Në kuadër të këtij angazhimi për zbatimin e kësaj rezolute, Presidenti i Rinisë Evropiane të Kosovës, Avdullah Hasani dhe senatorët e KREK-ut kanë dorëzuar Rezolutën “Evropianët e rinj” tek shefat e Grupeve Parlamentare të Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kërkesë konkrete drejtuar Kuvendit të Kosovës nga Lideri i Evropianëve të Rinj drejtuar Grupeve Parlamentare ishte që në fillimin të sezonit vjeshtorë deputetët e Kuvendit të Kosovës në një seancë të diskutojnë në një pikë të veçantë të rendit të ditës me temën Gjendja aktuale e të rinjve në Republikën e Kosovës, problemet ,sfidat dhe alternativat për të ardhmen” kërkesë kjo e cila është pranuar nga dy grupet parlamentare.

Shefi i GP-të PDK-së Adem Grabovci ka thënë se grupi politik që ai drejton ka qen dhe është i gatshëm që sa herë kërkesat dhe rekomandimet e KREK-ut ti trajtoj dhe ndihmoj dhe do të vazhdoj me avazin e njëjtë të bashkëpunimit.

 Ndërsa Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Ismet Beqiri ka theksuar se “deputet e Lidhjes Demokratike do të jenë përkrahës dhe nënshkrues të nismës për mbajtën e një seancë ku do ti trajtonim ngecjet dhe problemet e sektorit të rinisë në Kosovës. E zv. Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Elmi Reqica ka theksuar se Kuvendi i Kosovës është vonuar si institucion më i lartë i Kosovës që deri më tani nuk ka trajtuar në formë zyrtare përmes seancës duke nxjerr rekomandime për fuqizimin e rinisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)