Seanca solemne për 5-vjetorin e Pavarësisë mbahet të dielen
Prishtinë, 15 shkurt - Seanca solemne për shënimin e 5-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës mbahet ditën e diel, në orën 15.00.
Në këtë seancë solemne, pos deputetëve aktualë dhe krerëve shtetëror të Republikës së Kosovës, janë ftuar të marrin pjesë edhe personalitete politike ndërkombëtare dhe nga shtetet fqinje, ish-deputetët nënshkrues të Deklaratës së Pavarësisë, si dhe personalitete të ndryshme të jetës politike, kulturore dhe fetare të Kosovës.
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar, në të cilën morën pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare, ka shqyrtuar përgatitjet për mbajtjen e Seancës solemne për shënimin e 5-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, e cila do të mbahet ditën e diel, më 17 shkurt 2013, duke filluar në orën 15:00.
Në këtë seancë solemne, pos deputetëve aktualë dhe krerëve shtetërorë të Republikës së Kosovës, do të marrin pjesë edhe personalitete politike ndërkombëtare dhe nga shtetet fqinje, si dhe ish-deputetët nënshkrues të Deklaratës së Pavarësisë. Janë ftuar, ndërkaq, edhe personalitete të ndryshme të jetës politike, kulturore dhe fetare të Kosovës.