Seanca parlamentare mund të mbahet para 24 shkurtit
Prishtinë, 12 shkurt - Edhe pse është vendosur që në 24 shkurt të mbahet seanca e parë parlamentare e Kuvendit të Kosovës, kjo seancë mund të mbahet më parë datës së parashikuar.
Data e seancës së parë parlamentare u vendos në një takim të përbashkët mes kryesisë së mëparshme të Kuvendit dhe përfaqësuesve të partive politike të dala nga zgjedhjet e 12 dhjetorit.
Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje deputetëve të saj që të mos dalin jashtë shtetit gjatë këtyre ditëve sepse ekziston mundësia që seanca parlamentare të thirret para 24 shkurtit.