21 Janar 2025

Seanca mund të ndërpritet me sytë kah kushtetuesja

Prishtinë, 17 korrik - Si asnjëherë më parë, në rrethana krejt të paqarta është thirrur seanca konstitutive e përbërjes së legjislaturës së pestë të Kosovës.

Madje, kësaj radhe seanca mund të jetë më e vështirë sesa ajo e legjislaturës së parë, kur patëm parë skena të ndaljes së mikrofonit nga ish-kryekuvendari Nexhat Daci..
 
Si asnjëherë më parë, në rrethana krejt të paqarta është thirrur seanca konstitutive e përbërjes së legjislaturës së pestë të Kosovës.

Madje, kësaj radhe seanca mund të jetë më e vështirë sesa ajo e legjislaturës së parë, kur patëm parë skena të ndaljes së mikrofonit nga ish-kryekuvendari Nexhat Daci, teksa lideri i PDK-së, atëherë edhe me namin e UÇK-së, Hashim Thaçi, po fliste në foltoren e Kuvendit dhe po i drejtonte atij gishtin.

Por, atëherë aty afër ishte edhe një administrator ndërkombëtar i cili i kishte skenarët e gatshme për zbatim dhe zhbllokim. Kurse kësaj radhe, jo vetëm që ka paqartësi, por situata mund të mos menaxhohet siç duhet.

Paqartësitë nisin që nga caktimi i ulëseve në kuvend për grupin më të madh parlamentar. Përcaktimi i grupit më të madh parlamentar e përcakton edhe të drejtën e kandidimit për postin e kryetarit të Kuvendit.

Kurse aktualisht janë të dy blloqe, PDK-ja në njërën anë dhe ai LDK, AAK dhe Nisma në anën tjetër, që e konsiderojnë vetëm si grupi më i madh.

Bazuar në propozimin për rendin e ditës që e ka bërë Kryesia e kaluar e Kuvendit, grupi më i madh parlamentar është ai i LDK-së, AAK-së dhe Nisma-s.

 

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)