21 Janar 2025

Seanca e parë konstituive e Kuvendit thirret më 17 Korrik

Prishtinë, 7 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, bazuar në nenin 84 pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend, ka marrë vendim që seanca e parë konstituive e Kuvendit të Kosovës të thirret më 17 Korrik 2014.

Presidentja Jahjaga vlerëson se procesi i zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend ka përfunduar me certifikimin zyrtar të rezultatit, që i ka hapur rrugën edhe konstituimit të Kuvendit të ri të Kosovës.

Të gjitha veprimet e Presidentes së Republikës së Kosovës do të jenë të mbështetura në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në ligjet në fuqi dhe pas konstituimit të Kuvendit, Presidentja Jahjaga do ta dërgojë në Kuvend edhe propozimin për mandatarin e ri për kryeministër. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)