Seanca e Kuvendit vazhdon në një sallë tjetër në Kuvend
Prishtinë, 17 nëntor - Ndërpritet sërish seanca parlamentare në Kosovë, pasi opozita hodhi gaz lotsjellës në sallë. Për këtë arsye, kreu i Kuvendit Kadri Veseli, ka kërkuar pushim.
Pas kësaj pozita është vendosur në sallën alternative në katin e tretë pa opozitën.
Kurse, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka ftuar vëzhguesit dhe mediat tjera. Ka nisur seanca në kushte të jashtëzakonshme.
Më herët, Veseli ka paralajmëruar opozitën të mos bllokojë seancën, pasi do ti përjashtojë sipas rregullores. Ndërkohë, disa protestues po marshojnë mbrapa Kuvendit, në sheshin e njohur si \"Te trekëndëshi\".
Protestuesit kanë filluar që të hedhin gurë në drejtim të Kuvendit, ndërkohë që policia ka përdorur gaz lotsjellës për ti ndaluar. Për momentin deputetët janë mbledhur në seancën alternative.