30 Prill 2024

Seanca e Kuvendit të Kosovës mbahet më 15 mars

Prishtinë, 12 mars - Kryesia e  Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga  dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka përcaktuar rendin e ditës për mbledhjen plenare të 15 marsit, 2012.

Seanca do të fillojë me shterimin e dy pikave të përhershme të mbledhjeve të rregullta plenare: koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe koha për pyetje parlamentare për punën e Qeverisë së Kosovës, kurse në vazhdim do të procedohet me projektligjet.

Deputetët do të shqyrtojnë për herë të parë  Projektligjin për komunikimet elektronike, kurse për herë të dytë do të shqyrtojnë: Projektligjin për transmetimin publik në Kosovë, Projektligjin për deminimin humanitar,   Projektligjin për pensionet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për shërbimet e shoqërisë informatike.

Në të njëjtën seancë, ndërkaq do të shqyrtohet edhe raporti i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe  Industri lidhur me Propozim-vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Kryesia në takimin e sotëm ka tumirë vendimin e Komisionit për Politikë të Jashtme për ta ftuar komisionin homolog të Parlamentit të Hungarisë, për vizitë zyrtare në Kuvendin e Kosovës, e cila pritet të realizohet gjatë muajit maj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)