Seanca e Kuvendit shtyhet për nesër në orën 12:00
Prishtinë, 8 dhjetor - Me 69 vota për dhe 30 kundër është shtyrë për nesër (e martë) në orën 12:00 vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës, në të cilin do të votohet për kryeministrin dhe kabinetin e ri qeveritar.
Shtyrja e seancës është bërë më kërkesë të PDK-së dhe LDK-së. Ndërkohë, partitë opozitare Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën e kanë kundërshtuar shtyrjen e seancës duke i quajtur të papërgjegjshme dy partitë e koalicionit qeverisës. Sipas tyre, pazari për ndarjen e posteve ministrore është dashur të kryet me herët dhe jo në minutat e fundit.