15 Janar 2025

Seanca e Kuvendit shtyhet për javën e ardhshme

Prishtinë, 25 janar - Kuvendi i Republikës së Kosovës ka shtyrë seancën e sotme plenare e cila kishte si rend dite përzgjedhja e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Media dhe të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Pas një pushimi prej një ore deputetët e koalicionit qeverisës nuk janë kthyer më në seancë.

Kreui Kuvendit të Kosovës, Jakupi Krasniqi ka thënë se votimi dje ka qenë i rregullt dhe nuk ka pas asnjë kundërshti. Për mungesë të kuorumit ai ka thënë se seanca do të vazhdoj javën e ardhshme.

“Sa i përket asaj pse është votuar për komisionin dhe bordin ka qenë krejt normale se edhe së bashku edhe veç e veç do të kishin votuar të njëjtit deputet dhe në këtë rrafsh nuk ka pas asnjë vërejtje, as kundërshti kur e kemi filluar votimin.\"

Pasi ka përfunduar votimi i parë sipas tij rezultati ka qenë i ditur, megjithatë ka qenë kërkesa e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike që rezultati i shpallur dhe ndëprehet seanca.

\"Ka qenë kërkesë e juaja jo e imja dhe këtu ne mbrëmë e kemi mbyllur seancën për mungesë të kuorumit apo mungesë të deputetëve siç e kemi edhe sot. Seanca sot nuk mund të vazhdoj me këtë përbërje ne e lëmë për javën e ardhshme”, ka thënë Krasniqi.

Më pas ka marr fjalën edhe deputeti i LDK-së, Sabri Hamiti duke sqaruar edhe njëherë që nuk ka pas asgjë të parregullt në seancën e djeshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)