Seanca e Kuvendit rifillon në ora 15.00
Prishtinë, 3 gusht - Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës është caktuar për orën 15. Kështu njofton Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës.
Pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Më herët në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës koalicioni PAN kishte kërkuar pauzë dyorëshe para se të votohet kryetari i Kuvendit, por nuk kishte kaluar propozimi.