15 Janar 2025

Seanca e Kuvendit, më së largu mbahet të mërkurën

Prishtinë, 14 korrik - Zyrtarë të koalicionit PAN thonë se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet javën e ardhshme, me shumë gjasë të mërkurën.

Ata thonë se tashmë i kanë siguruar votat e nevojshme të deputetëve dhe presin që edhe Qeveria të votohet në të njëjtën ditë.

Në anën tjetër, deputetë të LDK-së dhe të AKR-së thonë se nuk do ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër, shkruan gazeta Zëri.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të mbahet javën që vjen, më së largu ditën e mërkurë. Kështu bëjnë të ditur përfaqësuesit e koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN).

Një gjë e tillë, sipas tyre, është diskutuar edhe në takimin që presidenti Hashim Thaçi pati me të nominuarin për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së djeshme.

Në këtë takim me presidentin, përpos Haradinajt, morën pjesë edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj dhe ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, shkruan Zëri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)