Seanca e kërkuar nga opozita u anulua, Veseli e pamundësoi mbajtjen e saj
Prishtinë, 26 dhjetor - Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se është anuluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e kërkuar nga opozita për të diskutuar draft-marrëveshjen e përgatitur nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë.
Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se kryetari i Kuvendit e ka obligim të krijojë kushtet për mbajtje të seancës sipas kërkesës të 40 deputetëve.
“Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e kërkuar nga opozita, u anulua. Është obligim kushtetues që Kuvendi të mblidhet kur atë e kërkojnë një e treta e deputetëve", ka shkruar Hoti në facebook.
Kryetari i Kuvendit e ka obligim të krijojë kushtet për mbajtje të seancës sipas kërkesës të 40 deputetëve.
Ai sipas Hotit e pamundësoi mbajtjen e seancës duke mos e hapur seancën në orën e kërkuar, si dhe duke mos e autorizuar asnjërin nga të pesë nënkryetarët e Kuvendit”.