29 Prill 2024

Seanca e fundit e sesionit vjeshtor më 20 dhjetor

Prishtinë, 13 dhjetor - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbledhjen e përbashkët  me shefat e grupeve parlamentare, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, ka përcaktuar rendin e ditës për seancën e fundit të sesionit vjeshtor, e cila fillon më 20 dhjetor dhe e cila mund të zgjasë dy ose rri ditë, deri sa të procedohen të gjitha porjektligjet që i plotësojnë kushtet për t’u shtruar në rend dite.

Pika më e rëndësishme për këtë seancë do të jetë shqyrtimi i dytë i Projektbuxhetit të Kosovës, i cili, bashkë me amendamentet e propozuara, do të nxirret për miratim në Kuvend.

Në të njëjtën seancë do të shqyrtohen për herë të parë: Projektkodi penal i Republikës së Kosovës, pastaj Projektligji për qendrën e Prizrenit, Projektligji  për bujqësi organike, Projektligji për Arkivat, Projektligji për parkun kombëtar “Sharri”, Projektligji për parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, si dhe Projektligjit për deminimin humanitar.

Për herë të dytë, ndërkaq, do të shqyrtohen edhe gjashtë projektligje të tjera: Projektligji për dhënien e dekoratave nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike, Projektligji për ndihmë juridike falas, Projektligji për të huajt, Projektligji për Azilin, Projektligji për sigurinë e përgjithshme të produkteve, si dhe Projektligji për Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Në seancë do të shqyrtohet  edhe Raporti i Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e   Planifikim Hapësinor për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për tokën bujqësore, Raporti i Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për liritë fetare në Kosovë, si dhe çështje të tjera që i plotësojnë kushtet të shqyrtohen në seancën e fundit të sesionit vjeshtor.

Kryesia në mbledhjen e sotme është njoftuar me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me  vlerësimin e kushtetutshmërisë të disa neneve të Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit, si dhe është njoftuar për skadim mandati të dy gjyqtarëve të kësaj  gjykate.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)