19 Janar 2025

Seanca e ardhshme e Kuvendit mbahet më 10 prill

Prishtinë, 7 prill - Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, është vendosur që seanca e ardhshme e rregullt e Kuvendit, të mbahet më 10 prill të këtij viti.

Para se të fillojë shqyrtimi i rendit të ditës, kryekuvendari Krasniqi njoftoi Kryesinë për pjesëmarrjen e suksesshme në dy mandate të delegacionet të Kuvendit  të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të  NATO-s të përbërë nga nënkryetarët e Kuvendit: Xhavit Haliti dhe Petar Miletiq, si dhe me faktin që Kuvendi i Kosovës i kishte dërguar kërkesë Asamblesë Parlamentare të NATO-s për ngritjen e statusit të këtij delegacioni.

Si fryt i kësaj pune  dhe kërkesës së bërë nga Kuvendi, Asambleja Parlamentare e NATO-s ka marrë vendim që Kosova tash e tutje të ketë statusin e vëzhguesit në këtë Asamble, që është një lajm shumë i mirë, theksoi kreu i legjislativit të vendit.
Përkitazi me kërkesën  e Qeverisë së Kosovës për të radhitur në rendin e ditës së seancës ndryshimet në Kushtetutën e Kosovës, Kryesia pas debatit, vendosi që kjo çështje t\' i dërgohet Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës.

Pas pikave të rëndomta: koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, në rendin e ditës së seancës së Kuvendit do të jenë: Shqyrtimi i Projektligjit për  ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë eksportuese e lidhur ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG për financimin e Projektit.

“Modernizimi i sistemit të arsimit të edukimit në Kosovë përmes E-edukim”, shqyrtimi i parë i Projektligjit për arsimin e lartë në Republikën e Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike, shqyrtimi i parë i Projektligjit për kinematografinë, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për sigurimin shëndetësor, shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për arsimin e lartë të Republikës së Kosovës,

shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2013, shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës, emërimi i anëtarëve të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës, emërimi i anëtarit të Komisionit për Kërkesa Pronësore dhe  zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

Sa i përket Propozim Kornizës afatmesme të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2015-2017, Kryesia përkrahu propozimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa dhe njëherësh ky propozim i dërgohet Qeverisë së Kosovës për ta përfshirë atë në këtë Kornizë. Ndërkaq, përkitazi me Peticionin e qytetarëve të Rahovecit lidhur me fatin e Ukshin Hotit, u vendos që ky peticion t’ i procedohet Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Persona të Pagjetur.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)