Së shpejti pritet votimi i Qeverisë Haradinaj
Prishtinë, 9 shtator - Në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, kanë arritur edhe deputetët e Listës Serbe dhe së shpejti pritet që të zhvillohet edhe votimi për kabinetin e ri qeveritar dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.
Ndryshe seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ka filluar sipas kohës së paralajmëruar në ora 16, por pasi ishte shtyrë për 15 minuta ka pauzuar deri në orët e mbrëmjes. Mandatari për kryeministër Ramush Haradinaj ka paraqitur para deputetëve të Kosovës planin e tij qeverisës.
Më pas grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje kishte kërkuar një mocion për hedhjen e menjëhrshme në votim të kabintetit qeveritar, por koalicioni PAN dhe pakicat kanë kërkuar pauzë për shkak të mungesës së deputetëve të Listës Serbe. Këta të fundit kanë qëndruar në Beograd gjatë ditës për konsultimet e fundit lidhur me përfshirjen e tyre në qeverinë e re të Kosovës.