Së shpejti nis edhe prodhimi i letërnjoftimeve biometrike
Prishtinë, 17 janar - Qytetarët e Kosovës pritet që së shpejti të pajisen edhe me letërnjoftime bimoetrike.
Zëvendësministri i Brendshëm Izmi Zeka, tha se është vetëm çështje kohe se kur do të fillojë prodhimi i letërnjoftimeve biometrike, duke theksuar se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe tani kjo mbetet vetëm çështje e procedurave tenderuese.
Sipas tij ministria është e kujdeshme që punën për prodhimin e letërnjoftimeve bimotrike ta marrë kompania e cila ka përvojë në këtë drejtim duke ditur ndjeshmërinë që kanë këto dokumente.
Edhe zv.ministri i Integrimeve, Gëzim Kasapolli pohon se letërnjoftimet biometrike së shpejti do të jenë në duar të qytetarëve të Kosovës.