Së shpejti Kosova merr liberalizimin e vizave
Prishtinë, 1 maj - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaurar se presim që në ditët e ardhshme Kosova të marrë rekomandimin për datën se kur qytetarët tanë do të lëvizin të lirë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
\"Kosova ka kryer të gjitha obligimet e veta për implementimin e kritereve demokratike. Liberalizimi i vizave është një e arritur e vonuar, por vonesa nuk e zvogëlon atë, sepse për shtetin dhe qytetarët e Kosovës përbën një të arritur historike. Kufijtë evropianë do të jenë gjithnjë të hapur për fëmijët tanë. Ata do ta shijojnë lëvizjen e lirë, do ti takojnë bashkëmoshatarët evropianë, do të krijojnë lidhje të reja të miqësisë dhe do ti forcojnë edhe më shumë lidhjet me familjarët e tyre në diasporë, ka shkruar presidenti Thaçi në faqen e vet zyrtare në Facebook.