Së shpejti dihen detajet e koalicionit AAK-Nisma
Prishtinë, 17 prill - Marrëveshja në mes të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën për formimin e një koalicioni parazgjedhor, është afër konkretizimit.
Kjo marrëveshje është në vazhdën e bashkëpunimit të partive opozitare për të kundërshtuar qeverinë dhe njëkohësisht konfirmim i dy subjekteve opozitare përkatësisht AAK dhe NISMA për të vazhduar edhe bashkëpunimi për të ndërtuar koalicion parazgjedhor, ka thënë sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi.
Ai ka thënë se ky koalicion është i hapur për të gjitha forcat politike opozitare edhe për \"Vetëvendosjen\".
/Zeri/