19 Janar 2025

Schlumberger premton mbështetje pë shoqërinë civile

Prishtinë, 8 prill - Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, e ka përgëzuar Kuvendin e Kosovës me rastin e miratimit të një deklarate partneriteti me shoqërinë civile në mbledhjen plenare të datës 3 prill 2014. 

“Vendimi i Kuvendit është me rëndësi të madhe për zhvillimin e mëtejmë demokratik në Kosovë,” tha Schlumberger.

“Zbatimi i deklaratës do të shpie drejt përfshirjes më të madhe të OJQ-ve në ligjbërje dhe në mbikëqyrje të qeverisë, si dhe do të rrisë llogaridhënien e degës legjislative dhe ekzekutive të qeverisë.”

Deklarata parasheh konsulta me shoqërinë civile dhe projekte të përbashkëta për të rritur pjesëmarrjen e publikut në punën e Kuvendit, reforma legjislative për të rregulluar statusin e vullnetarëve në organizatat e shoqërisë civile dhe për të lehtësuar financimin, si dhe organizimin e një konference vjetore Kuvend-shoqëri civile për të përcaktuar prioritetet zhvillimore për Kosovën.

OSBE ka përkrahur hartimin e deklaratës përmes një procesi konsultativ me anëtarë të Kuvendit dhe me mbi 70 OJQ. Schlumberger premtoi veprime konkrete në mbështetje të zbatimit të saj, duke filluar me krijimin e një grupi punues të përhershëm Kuvend-shoqëri civile.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat promovimin e te drejtave të njeriut dhe të komuniteteve, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)