18 Janar 2025

S’bënë asgjë për Ukshin Hotin

Prishtinë, 21 gusht - Myrvete Hoti-Kasumi, motra e Ukshin Hotit është shprehur e zhgënjyer me institucionet vendore e ndërkombëtare, të cilat nuk kanë bërë asgjë për ta ndriçuar fatin e Ukshin Hotit.


Ajo ka treguar se deri më tani nuk ka lënë derë pa trokitur për të mësuar diçka për Hotin.

“Me vetë faktin se u bënë 14 vjet dhe Ukshini konsiderohet ende i zhdukur, kjo tregon më së miri se sa është punuar për çështjen e tij nga institucionet e shtetit të Kosovës. Që nga viti 1999 e deri më tani kam qenë e kyçur në këtë punë, duke kërkuar ndihmë për çështjen e vëllait tim, Ukshinit, mirëpo kërkesa ime ka hasur gjithmonë në vesh të shurdhër”, ka thënë Hoti-Kasumi në këtë intervistë për “Epokën e re”.

Ajo i ka bërë thirrje edhe një herë faktorit vendor dhe atij ndërkombëtar ta ndriçojnë fatin e Hotit. “Boll më! Mendoj se është koha e fundit të ndriçohet fati i Ukshin Hotit”, ka thënë ajo.
 
Hoti-Kasumi ka thënë se Qeveria e Kosovës është dashur ta kushtëzojë procesin e dialogut me zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, në veçanti me çështjen e Ukshin Hotit.

Në këtë kontekst, ajo ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë përgjegjësi nga Serbia për fatin e Hotit. “Sikur të kishte interesim institucionet e vendit, edhe ndërkombëtarët, do të punonin për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit.

Ndërkombëtarët nuk dëshirojnë t’i prishin raportet me Serbinë. Pse ta bëjnë një gjë të tillë ndërkombëtarët kur shteti i Kosovës nuk është duke e bërë. Kosova duhet t’i kërkojë përgjegjësi Serbisë për fatin e të zhdukurve”, është shprehur ajo.

Motra e Ukshinit nuk shpreson se nisma e EULEX-it për hetim të masakrës së Burgut të Dubravës do të rezultojë me sukses. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)