Save the Children nis fushatën e re për të arritur
Prishtinë, 26 prill - Pothuajse 40 përqind e të rriturve në mbarë botën kanë qenë të diskriminuar si fëmijë për shkak të gjinisë së tyre, përkatësisë së tyre etnike ose fetare, aftësisë së kufizuar apo thjesht për shkak të venbanimit në tyre, ka konkluduar një sondazhi i ri i realizuar nga Save the Children në 18 vende te botës mbi çështjet e diskriminimit.
Si rezultat, pothuajse gjysma (49 përqind) thonë se qasja e tyre në arsim ka ndikuar negativisht, dhe pak më shumë se një e treta (35 përqind) nuk kishin qasje në shërbimet themelore shëndetësore.
Sondazhi i ri - i cili ka përfshirë mbi 18,000 njerëz në të gjithë globin - është më i madhi i këtij lloji I ndërmarrë nga organizata bamirëse, dhe për herë të parë në historinë e saj ndjekë ndikimin që diskriminimi ka në mundësitë e jetës.
Trendi i përkeqësimit të diskriminimit në nivel global tregon se:
56 për qind e të anketuarve deklaruan se, gjatë 20 viteve të fundit, diskriminimi ndaj fëmijëve nuk ishte përmirësuar në vendin e tyre. Tridhjetë e gjashtë për qind (36%) janë përgjigjur se diskriminimi, në fakt, është përkeqësuar;
Të anketuarit në Afrikë raportuan nivelet më të larta të diskriminimit në fëmijërinë e tyre (58 përqind
Gati gjysma e të gjithë njerëzve të anketuar në Azi (45 përqind thonë se ata janë ballafaquar me diskriminim kur ata ishin fëmijë.
Gjetjet mbështesin raportin e fundit të organizatës, i cili zbulon se derisa është bërë progres në arritjen e fëmijëve më të varfër të botës, ata nga grupet e diskriminuara janë anashkaluar vazhdimisht, pavarësisht se janë më të rrezikuarit - dhe kërcënimi për të ardhmen e tyre është vetëm duke u përkeqësuar.
\"Çdo Fëmijë në Nevojë \" tregon se këta fëmijë janë të diskriminuar për shkak të vendit ku jetojnë dhe nga janë, gjinisë apo përkatësisë etnike, aftësisë së kufizuar ose për shkak se ata janë viktima të konfliktit.
Save the Children është duke filluar një fushatë të re tre-vjeçare - Çdo Fëmijë në Nevojë, për të siguruar që 15 milionë fëmijë të kenë mundësi të barabarta për të mbijetuar dhe të përfitojnë nga qasja në shëndetësi, arsim dhe në të ushqyerit pavarësisht se kush janë apo ku ata jetojnë.
Fushata, globalisht u bën thirrje vendimmarrësve në nivelet lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare për të siguruar eliminimin e barrierave që pengojnë fëmijët më të varfër qasje në shërbime të shpëtuar jetët e tyre.
Save the Children në Kosovë është gjithashtu pjesë e kësaj fushate globale, ku në Kosovë qëllimi do të jetë që fëmijët me aftësi të kufizuara të kenë qasje në shërbimet themelore cilësore dhe gjithëpërfshirëse. Hulumtimi i Save the Children tregon që fëmijët me aftësi të kufizuara janë ndër grupet që janë disproporcionalisht më të pafavorizuarit në botë. Ata kanë tre deri në katër herë më tepër gjasa të përjetojnë dhunë fizike, seksuale ose neglizhim sesa bashkëmoshatarët e tyre pa aftësi të kufizuara, thotë Ahmet Kryeziu, Drejtor Vendor i Save the Children në Kosovë
Është vlerësuar se rreth 150.000 njerëz në Kosovë kanë një lloj të aftësisë së kufizuar, dhe rreth gjysma mendohet të jenë fëmijë të moshës shkollore, duke hasur në mungesë të profesionistëve të trajnuar mirë dhe alokim të pamjaftueshëm të burimeve shtetërore. Megjithëse disa hapa janë ndërmarrë në kornizat ligjore që sigurojnë pjesëmarrjen e plotë të fëmijëve me aftësi të kufizuar, si dhe rreth ndërgjegjësimit mbi aftësinë e kufizuar, ende ka boshllëqe të mëdha në politikat dhe programet e aftësisë së kufizuar në adresimin e nevojave të tyre, si dhe në sigurimin e gjithëpërfshirjes dhe qasjes cilësore të barabartë në shërbime. Përafërsisht, vetëm 10% e fëmijëve me aftësi të kufizuara përfitojnë nga shërbime cilësore duke përfshirë arsimin, shëndetësinë dhe shërbimet sociale.
\"Nëse nuk mirren hapa për të njohur faktin se kemi fëmijë të përjashtuar dhe me rrezikshmëri të lartë, përfshirë këtu fëmijët me aftësi të kufizuara, dhe për t\'iu ofruar shërbimet që ata kanë të drejtë për to, atëherë do të jetë e pamundur për të gjithë fëmijët të mbijetojnë dhe të zhvillohen - madje edhe në vendet më të pasura\", deklaron më tutje drejtori vendor i Save the Children