16 Janar 2025

Sami Lushtaku akuzohet për neopotizëm dhe keqqeverisje

Skenderaj, 9 prill - Komuna e Skënderaj akuzohet për keqqeverisja nga qendra e gruas “Prehja”, që monitoron pjesën legjislative dhe ekzekutive të saj.

Sipas kësaj qendre, në Komunë është vënë re keqqeverisje, keqmenaxhim të parasë publike dhe nepotizëm. Ajo kritikon kryetarin e komunës së Skënderaj për Sami Lushtakum dhe nënkryetarin Fadil Nura.

Udhëheqësja e kësaj qendreje, Ajnishahe Halimi duke folur për Indeksonline shprehet se kryetari dhe nënkryetari vetë kanë pozita të larta dhe kanë punësuar edhe të afërmit e tyre në pozicione që, sipas saj nuk i meritojnë.

“Kryetari i Komunes Sami Lushtaku,ka punësuar shumë familjarë të tij, dhe tre prej tyre mbajnë pozitat e larta në Komunë kurse nënkryetari ka punësuar gruan e tij në shkollën Idriz Berani, si mësimdhënëse në kohën kur ajo, kishte të kryer vetëm shkollën e mesme. Më pastaj ajo u punësua në shkollën profesionale dhe nuk dihet se cili është niveli i arsimimit të saj”, ka treguar ajo gjatë intervistës për Indeksonline.

Sipas saj, gjatë këtij mandati nënkryetari Fadil Nura ka punësuar edhe vëllain e tij, në shkollën e mesme profesionale, ky ka te kryer vetëm shkollën e mesme, këtu punon si inspektor.

Këto nuk janë rastet e vetme sipas saj. “Motra e nënkryetarit punon në shkollën “Azem Bejta”, në Prekaz, me nxënesit me nevoja të veçanta, vetëm me shkolle të mesme. Dhe tashmë se fundmi nënkryetari ka punësuar edhe vajzën e axhës ne zyrën për ndihme juridike falas”, ka thënë Halimi.

Krejt kjo, sipas saj po bëhet në kohën kur mundësia mundësia për punësim për qytetarët që nuk kanë një ‘krah të fortë’ është e paktë.

Ajo ka reaguar kundër shkollës “Emin Duraku” e cila po rrënohet. Sipas saj, ky vendim është i paarsyeshëm dhe po bëhet pa vendim të asamblesë komunale.

Puna e “Prehjes”, ndërkaq, sipas Halimit, shpesh has në probleme. Ajo i akuzon zyrtarët komunalë për sjellje ndaj gjërave publike sikur të ishin pronë e tyre. “Që nga koha kur kemi filluar të bëjmë monitorimin e punës së Komunës qasja në dokumentet zyrtare na janë ndaluar, pikërisht nga zyrtarët e lartë të Komunës. Pavarësisht ligjit në fuqi për qeverisjen lokale, qeveritarët sillen sikur gjithçka është private, dhe shkojnë aq larg sa edhe na ofendojnë për shpifje dhe trillime dhe se ne i përdorim ato, dokumente për komercializëm”, ka rrëfyer Halimi.

Por sipas saj, kjo nuk e ka ndalur këtë organizatë që të ngrish shumë shqetësime për mënyrën e qeverisjes jo të mirë, për keq menaxhim të parasë publike, si dhe për nepotizmin i cili sipas saj, cili po ndodhë në institucionet publike të Skenderajt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)