Sami Kurteshi aderon në Vetëvendosje
Prishtinë, 26 nëntor - Ish-Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, prej sot do të jetë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje!.
Aderimi i tij u bë publik sot nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri, në një konferencë për media.
Kurteshi për disa vjet ka udhëhequr zyrën e Avokatit të Popullit, ndërsa viteve të fundit të mandatit të tij ka qenë ndër kritikuesit më të mëdhenj të Qeverisë dhe sidomos Gjykatës Kushtetuese në vendimet e vitit të fundit, të cilat kishin të bënin me ankesat e natyrës politike, raporton Kallxo.com.