21 Janar 2025

Salihaj: Republika e pushtuar nga SHIK-u

Prishtinë, 12 nëntor - Përfaqësues të pozitës dhe opozitës po e komentojnë me shumë shqetësime, duke kërkuar nisjen e hetimit të shpejtë nga Prokuroria e shtetit, për deklarimin e nënkryetarit të lëvizjes 'VETËVENDOSJE', Glauk Konjufca, i cili ka akuzuar rëndë ishzëvendësministrin në MTPT, Adem Grabovcin, për rolin e tij kyç në dhënien e 75 për qind të fitimeve të PTK-së për "Z Mobile".

Sipas Konjufcës, deputeti Grabovci është njeri operativ i zv.kryeministrit Thaçi. Për më tepër, Konjufca deklaron se krejt këta që kanë qenë në SHIK dhe që më pastaj kanë qenë në pozicione shumë të rëndë- sishme ministrore dhe zëvendësministrore, kanë qenë instrumente për të realizuar lidhjen mes biznesit kriminal dhe interesave partiake, të cilat ata i udhëheqin.

\"Pra, kjo lidhje e krimit të organizuar, e biznesit dhe pushtetit politik qeveritar të PDK-së, i ka shkaktuar dëme shumë të mëdha ekonomike shtetit të Kosovës\", ka theksuar deputeti i VV-së.

Ndërkaq, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, thotë për gazetën \"Kosova Sot\" se ai mendon që në lidhje të tilla kriminale janë jo vetëm një apo dy individë, sikur është apostrofuar vetëm Grabovci, por aty është i lidhur dhe ka pasur ndikim e interesa një rrjet i tërë kriminal.

\"Unë mendoj se janë me qindra kuadro të organizatës kriminale SHIK, që janë infiltruar në të gjitha institucionet e Kosovës, duke zënë vende kyçe aty dhe duke orientuar politikat për interesa të tyre\", ka theksuar deputeti Salihaj për \"Kosova Sot\".

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)